Fitojnë Barsa, Roma dhe Juve, gabon City (Video)

Barcelona merr kreun e tabelës

Skuadra e Barcelonës vazhdon me formën e lartë në La Liga, viktima e radhës ishte skuadra e Villarrealit.

Barcelona ka fituar Villarealin me rezultat 3-0 në ndeshjen e javës së 11-të në La Liga.

Në përballjen e zhvilluar në Camp Nou, skuadrat ishin thuajse të barabarta në pjesën e parë dhe i tillë ishte edhe rezultati (0-0).Porse gjërat ndryshuan në gjysmën e dytë. Fillimisht, Neymar krijoi avantazh (60’) pas asistimit të Busquets,pastaj Suarez (70’) shënoj nga pika e bardhë,edhe goli i tretë ishte produkt i dyshes, Suarez-Neymar. Uruguaiani asistoi, kurse braziliani realizoi (85’).

https://www.youtube.com/watch?v=Zj-85UG81QM

Roma fiton derbin

Roma ka arritur të fitojë derbin e kryeqytetit kundër Lazios me rezultat 2-0.

Kjo është një fitore e rëndësisë së veçantë për Giallorossët, pasi përveç që mundën rivalët e përbetuar, dhe me këtë fitore mbetet fuqishëm në garë për titull, me një pik më pak se Interi që ka 27 pikë të cilet fituan sot Torinon 0-1.

Goli i epërsisë për vendasit erdhi në pjesën e parë, kur Edin Dzeko realizoi nga pika e bardhë në minutën e 10-të, goli dytë erdhi nga Gervinho në minuten e 62.Me këtë fitore, Roma aktualisht mban vendin e dytë me 26 pikë, ndërsa Lazio pozitën e nëntë me 18 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=HlBkfNujfUo

Juve vazhdon ngjitjen

Kampioni i Italisë ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te skuadra e Empolit.

Juventusi shënoi fitoren e dytë radhazi në Serie A me rezultat prej 1-3.

Vendasit e filluan më mirë takimin, duke kaluar në epërsi përmes Maccarones, i cili mposhti Buffonin në minutën e 19’. Por, Juve u kundërpërgjigj në minutën e 32’, përmes Mandzukiqit.
Golin e epërsisë e shënoi mbrojtësi francez, Evra në minutën e 38’. Kurse golin e qetësisë e shënoi talenti argjentinas Dybala në minutën e 84’.

Me këtë fitore Juve arrin në vendin e shtatë me 18 pikë të tubuara.

https://www.youtube.com/watch?v=-aA6DpSZWoM

Aston Villa e vendit të fundit ndal kryesuesit e City-t

Manchester City nuk arriti të merrte më shumë se një pikë në ndeshjen e javës së 12-të të Premier League-s, në fushën e Aston Villa-s, teksa ekipi i drejtuar nga Manuel Pellegrini u ndal në barazim pa gola . Vendësit arritën të mbroheshin mirë, me miqtë që rrezikuan disa herë në pjesën e parë me anë të Raheem Sterling, ndërsa Fernando goditi traversën në minutat e fundit të ndeshjes.

Me këtë barazim City ka 26 pikë në vendin e parë, sa ka edhe Arsenali që barazojë meTottenhamin 1-1 ndersa Liverpool humbi në fushë të vetë 1-2 ndajë Crystal Palace.

Dortmundi i fort edhe për Schalken

Dortmundi ka vazhduar me formën e lartë në Bundesligë, duke fituar derbin kundër skuadrës së Schalkes.

Verdhezinjtë fituan me rezultat të ngushtë prej 3-2. Golat e shënuar nga Kagaëa, Ginter e Aubameyang i dhanë fitores skuadrës së Dortmundit.Ndërsa dy golat për skuadren mysafire u shënuan nga sulmuesi holandez, Huntelaar në minutat 33’ dhe 71’.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!