Luan Krasniqi është treguar ‘Luan’ i vërtetë, duke e fituar ndeshjen ndaj amerikanit Danny Williams.
Ish-boksieri nga Kosova u rikthye në ring pas një kohë të gjatë. Luani zhvillojë një meç profesional dhe e fitoi ndeshjen pas 4 raundeve. Kjo ndeshje ishte ndoshta edhe e fundit në karrierën e tij.
Ndeshja kishte karakter humanitarë dhe u zhvillua në kuadër të “Charity Fight 2015”. Paratë e fituara nga ky meç shkojnë për SOS-fshatin e fëmijëve në Kosovë.