Abazoviq në emër të opozitës, nesër te Presidenti Vujanoviq

Nënkryetari i URA Dritan Abazoviq në emër të tërë opozitës malazeze, do të shkojë në takimin e nesërm me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq, në lidhje me emërimin e kandidatit për qeverinë e re, transmeton Malësia.ME.

Siç paralajmërohet, Abazoviq do të kërkojë nga Vujnoviq që mandatin për formimin e qeverisë së re të ja besojë përfaqësuesit të opozitës.

Vujanoviq nesër do të bisedoj edhe me përfaqësuesit Koalicionit ”Shqiptarët të vendosur”, të Partisë boshnjake të Socialdemokratëve,IQ Kroate, Partisë Liberale dhe në fund me përfaqësueit e PDS-së.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!