Për arsye sigurie, Shqipëri-Izrael luhet në Elbasan Arena (Video)

UEFA ka vendosur që ndeshja Shqipëri-Izrael të mos luhet në stadiumin e Shkodrës në ”Loro Boriqi”.

Për këtë ndeshje, e cila luhet në kuadër të kualifikimeve të kampionatit botëror ”Rusi 2018”, UEFA ka vendosur që kjo ndeshje të mos luhet në ”Loro Boriçi” por në stadiumin ”Elbasan Arena” për arsye që kanë të bëjnë me sigurinë e ekipit të Izraelit.

Mësohet se ky vendim i UEFA-s ka ardhur për shkaqe sigurie, pasiqë disa ditë më parë janë arrestuar 4 persona, të cilët dyshohet se planifikonin sulm gjatë zhvillimit të ndeshjes në ”Loro Boriqi”.

Ndeshja Shqipëri-Izrael zhvillohet të shtunën më 12 nëntor, duke filluar nga ora 20:45.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!