Vujanoviq nesër bisedon me përfaqësuesit partiak

Presidenti i Malit të zi Filip Vujanoviq do të bisedoje nesër me përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në parlamentin e Malit të Zi me qellim të propozimit të mandatarit për formimin e qeverisë së re.

Partitë opozitare kanë theksuar se do të kërkojnë nga presidenti Vujanoviq mandatin për formimin e qeverisë kalimtare në të cilën nuk do të jetë PDS, dhe e cila do të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike, shkruan rtcg.

Deklarata e presidentit të Malit të Zi Filip Vujanoviq se të mërkurën do të publikojë emrin e mandatarit, është deklaratë e papërgjegjshme shtetërore dhe individuale por me pasoja të mundshme politike, ka deklaruar kryetari i DEMOS Miodrag Lekiq. Vujanoviq ka theksuar se qeveria duhet të formohet sa më parë dhe ka shtuar se nesër, pas takimit me përfaqësuesit e partive parlamentare do të propozojë mandatarin. Lekiq ka shtuar se derisa partitë e popujve pakicë të mos vendosin brenda organeve të veta për partneritetin e koalicionit, akoma nuk ka shumicë parlamentare e që është kusht për emërimin e mandatorit.

Vujanoviq pritet të bisedoj me përfaqësuesit e FD, të Koalicionit Çelësi, pastaj  të Malit të Zi Demokratik, të Partisë Social Demokratike të Iniciativës qytetare Kroate, të Koalicionit Shqiptarët  të vendosur, të Partisë boshnjake të Socialdemokratëve të Malit të Zi, Partisë Liberale dhe në fund me përfaqësueit e PDS-së,

Takimet, siç është kumtuar,  do të zhvillohen në vilën Gorica.

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!