Marash Dukaj pjesmarrës në Forumin Botëror për Demokraci 2017

Anëtari i Këshillit Drejtues të Alternativës Shqiptare, njëheri edhe drejtori gjeneral në Drejtorinë e arsimit, mr.Marash Dukaj është pjesmarrës i Forumit Botëror për Demokraci 2017, që organizohet në Strazbur të Francës nga data 6 deri më 11 nëntor të këtij viti.

Tema kryesore e Forumit të sivjtshëm ka të bëjmë me POPULIZMIN SI PROBLEM GLOBAL?

Ky aktivitet është një ngjarje e veçantë, që u dedikohet pjesmarrësve, gjegjësisht anëtarëve të Shkollës së Studimeve Politike, pranë Këshillit të Europës.

Në këtë aktivitet të madh marrin pjesë mbi 500 pjesmarrës nga e gjithë Europa, Azia, Rusia, Ukraina, Turqia, Biellorusia, Kina, Japani etj. Pjesmarrësit e këtij aktiviteti poashtu do të vizitojnë të gjitha institucionet e rëndësishme të Këshillit të Evropës në Strazbur, sikur se është Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Parlamentin Evropian, etj.

Shperndaje
1 Comment
error: Të drejtat e rezervuara !!