Stolltenberg: Nuk do të ketë baza ushtarake në Mal të Zi, pa konsensusin e Qeverisë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolltenberg, ka deklaruar se aleanca në Mal të Zi,  nuk do të ketë baza me përjashtim nëse ato kërkon vetë Mali i Zi, njofton RTMZ.

Ai,  duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve malazezë në, Bruksel, ka komentuar pohimet nga  FD, se gjoja Aleanca planifikon që të instalojë baza në Mal të Zi, ka thënë se nuk do të ketë aktivitete pa konsensusin e Qeverisë malazeze.

 

“Nuk ekzistojnë plane për bazat e NATO-s,  deri sa të mos na ftojnë ata”,  ka theksuar Stolltenberg. Të përkujtojmë se njëri nga liderët e FD, Millan Knezheviq, ka deklaruar se NATO, së shpejti, do të ndërtojë dy baza ushtarake në Mal të Zi. “Këto plane do të realizohen gjatë dy viteve të ardhshëm . Me siguri njëra bazë do të jetë në Bregdet kurse tjetra në male”, ka theksuar Knezheviq, në intervistën dhënë gazetës së përditshme moskovite “Izvjestia”.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!