Forca refuzon ti ofrojë DPS-it postin e Kryetarit të Komunës

Në takimin e djeshëm të mbajtur në Podgoricë në mes përfaqësuesve të Forcës dhe PDS,për formimin e pushtetit të ri lokal në Ulqin ka përfunduar pa asnjë marrëveshje konkrete, shkrua Vijesti.

Në ekipin negociues të PDS-së ishin zëvendës kryetari Dushko Markoviq, anëtari i Kryesisë Branimir Gvozdenoviq dhe shefi i këshillit të Ulqinit Loro Nrekiq, ndërsa në delegacionin e Forcës ishte kryetari Nazif Cungu me nënkryetarët Xhaudet Cakuli dhe Genci Nimanbegu.

Sipas burimeve të Vijesti, Forca nuk ka pranuar që PDS-së ti ofrojë postin e Kryetarit të Komunës, por kanë qenë të gatshëm të lëshojë atë të kryetarit të Kuvendit.

Sa i përket koalicionit aktual, ai është i përfunduar pasi Forca refuzon të mbështesë kryetarin aktual Fatmir Gjeka, i cili akuzohet për shpërdorime të mëdhaja të buxhetit, si dhe tentativën e tij që pa marrëveshje me partnerët e koalicionit të zbatojë planin e ndërtimit të ashensorit në Kala.

Të mërkurën PDS-ja do të ketë bisedime me koalicionin të cilin e drejton kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!