UDSH dhe LDnëMZ kundër nënshkrimit të Platformës, ASH dhe IQ pro!

Portali jonë Malësia.ME ka qënë i pari që ka publikuar platformën politike të përpiluar nga Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe dhe Shoqata Malësia e Madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që u është paraqitur të gjitha partive politike shqiptare në Malësi .Poashtu ne kemi kontaktuar edhe me partit politike, kemi kontaktuar edhe kordinatorin e kësaj iniciative z. Ejllo Berishaj për të marrë informacion por atëher ai ishte shprehur se bisedimet ende vazhdojnë për nënshkrimin e platformës.

z.Berishaj ka dalur me deklaratë ku shprehet se është i zhgënjyer rreth mosgatishmërisë së nënshkruarjes të Platformës politike nga LDnëMZ– Dega e Malësisë dhe UDSH- Dega e Malësisë, poashtua ai ka bërë publike edhe komunikimet në mes ti dhe subjekteve politike.


Këto ditë në mediat malazeze por edhe në portalet e shumta shqiptare po shkruhet në lidhje me Platformën politike të cilën pikërisht unë, në rolin e kordinatorit Ju kisha drejtuar kater subjekteve politike nacionale, të cilat veprojnë në Malësi dhe atë:

– Degës së Lidhjes demokratike në Mal të Zi, z. Nikollë Camaj;
– Unionit demokratik të shqiptarëve, z. Fadil Kajoshaj;
– Iniciativës qytetare, z. Smail-Maliq Çunmulaj dhe
– Alternativës shqiptare, z. Gjergj Camaj.

Për hirë të vertetës dhe moslënjes së hapsirës për shpekulime në lidhje me këtë Platformë, jamë i obliguar që në këtë mënyrë të informoj opinionin e gjërë shqiptar me tekstin final të Platformës politike dhe shkresat definitive që më kanë dërguar subjektet politike.

PLATFORMA

Duke u nisur nga vetë fakti se në Malësi veprojnë tepër shumë subjekte politike nacionale, të cilat kështu të shpërndara mund të sjellin deri tek dezorjentimi , hutimi dhe hidhërimi i votuesit;
Duke marr parasysh se të gjitha ato veprojnë dhe egzistojnë me një qëllim – kërkesat politike për arritjen e vetëqeverisjes lokale për qytetarët e Malësisë – Komunë si të gjitha komunat tjera në Mal të Zi, duke përcaktuar kompetencat dhe obligimet ndaj qytetarëve, kufijt administrativ dhe Buxhetin vetiak, në baza Kushtetuese dhe Ligjore;

Të vetëdijshëm se për momentin subjektet nacionale mund të dallohen për nga mënyra e projektimit të procedurës për arritjen e të drejtave, por që qëllimet janë të njëjta;

Duke u ballafaquar me rrezikun se kështu të shpërndara dhe të fragmentuara, Malësisë po i kanoset rreziku i humbjes së identitetit kombëtar (si i gjuhës dhe alfabetit shqip ashtu edhe i simboleve kombëtare), jemi më se të bindur se vetëm uniteti i partive nacionale shqiptare dhe i malësorve mund të sjell deri tek avancimi i të drejtave të garantuara me Kushtetuten e shtetit dhe konventat ndërkombëtare;

Ne më posht të nënshkruarit, përfaqësuesit e subjekteve politike Shqiptare në Malësi, me nismen e diasporës Malësore nga SHBA dhe në bashkpunim me ta, aprovojmë dhe nënshkruajmë, këtë –
Platformë Politike me të cilën obligohemi që:

I – Në zgjedhjet e ardhshme lokale (vendore)nuk do të lidhim marrëveshje politike parazgjedhore me subjektet politike joshqiptare, qofshin ato të pushtetit apo të opozitës;

Subjektet politike shqiptare, nënshkruase të kësaj Platforme, obligohet që të kenë synim për përpilimin e një liste të përbashkët shqiptare;

II – Pas zgjedhjeve vendore, asnji subjekt nënshkrues i kësaj Platforme, nuk do të negocion për tu bërë pjesë e pushtetit. Si rrjedhojë, në pushtet apo në opozitë do të jenë të gjithë apo asnjë, ngase vetëm kështu mund të subjektivizohet çështja Shqiptare;

III – Orjentimet dhe prioritetet e nënshkruesve të kësaj Platforme janë:
– arritja e vetëqeverisjes lokale për qytetarët e Malësisë – Komunës Malësia/Tuz;
– aprovimi i Ligjit për zgjedhjen e këshilltarve dhe deputetëve duke rikthyer të drejtat e arritura për Shqiptarët (mandatet e garantuara dhe vendet e posaçme zgjedhore);
– aprovimi i Ligjit për përdorimin e lirë të gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare,në përdorim zyrtar në Mal të Zi;
– aprovimi i Ligjit për të mirat detare, duke i mundësuar komunës së Ulqinit status të njëjtë me komunat tjera bregdetare në Mal të Zi;
– aprovimi i Ligjit për parqet nacionale, duke u mundësuar pronarëve të vertetë të tokës dhe pyjeve shfrytëzimin e tyre;
– zbatimi i Ligjit për rikthimin e pronës private pronarëve të cilëve u është nacionalizuar toka me ligjet diskriminuese komuniste, duke përshpejtuar procedurat në veçanti për shqiptarët;
– avancimi i lirive dhe të drejtave elementare njerëzore dhe qytetare të garantuara me Kushtetutë dhe konventa ndërkombëtare (gjuha dhe shkrimi shqip, arsimimi, informimi dhe përdorimi i lirë i simbolit kombëtar – Flamurit, punësimi dhe përfaqësimi proporcional);
– Poashtu si pikësynim i përbashkët duhet të jenë kthimi i shtetsisë për të gjithë shqiptarët nga Mali i Zi, të cilëve u është privua ajo e drejtë pa pëlqimin e tyre, pra shlyerja e tyre nga shtetsia malaziase dhe si rrjedhojë fshirja e tyre nga listat votuese duke ju rikthyer edhe të drejtën që të jenë pjesë e listave votuese;

IV – Me vëmendje të posaçme do të përcjellen proçeset integruese në Mal ë Zi (evropiane dhe evroatlantike), duke kordinuar veprimet politike me Shqipërinë, Kosovën dhe diasporën Malësore);

V – Subjektet politike shqiptare të cilat nuk do të nënshkruajnë këtë Platformë politike, nuk do të gëzojnë mbështetjen politike, morale dhe financiare të diasporës Malësore, duke kërkuar nga ato që të bëjnë trusni diplomatike në shtetin malazias për realizimin e të drejtave dhe lirive politike të shqiptarëve në Mal të Zi;

VI – Nënshkruesit e kësaj Platforme politike obligohen që pas aprovimit dhe nënshkrimit të kësaj Platforme,më së voni 30 ditë para zgjedhjeve (lokale – vendore apo parlamentare), të largohen nga pushteti lokal në Tuz dhe ai qëndror, deri në realizimin e kërkesave politike që dalin nga kjo Platformë;

VII – Përfaqësesit e subjekteve politike shqiptare, nënshkrues të kësaj Platforme politike BETOHEN NË GJAKUN, GJUHËN DHE BESËN SHQIPTARE E MBI TË GJITHA NË FLAMURIN KOMBËTAR, se do të rrespektojnë normat e kësaj Platforme dhe qëndrimet për të cilat janë zotuar;

VIII – Motoja kryesore e nënshkruesve të Platformës politike është “Të gjithë për një, një për të gjithë”;

IX – Pas aprovimit dhe nënshkrimit të kësaj Platforme e njëjta do ti dërgohet dhe do tu prezentohet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Qeverisë së Republikës së Kosovës, Qeverisë së Malit të Zi, dhe ambasadave të SHBA, Shqipërisë, Kosovës, kryetarit të Shoqatës atdhetare “Malësia e Madhe” Detroit dhe kryetarit të Shoqatës “Malësia e Madhe” Njujork;

X – Kjo Platformë do të jetë bazë për unifikimin e subjekteve kombëtare Shqiptare apo formimin e frontit të përbashkët Shqiptar në Mal të Zi.

Ftohen të gjithë intelektualet e pavarur, përfaqësuesit e sektorit joqeveritar e të tjerë që edhe ata të behen pjesë e kësaj Platforme politike.

Nënshkruesit:
* Për Lidhjen demokratike në Mal të Zi – Dega e Malësisë
* * Për Unionin demokratik të shqiptarëve
* * Për Iniciativen qytetare
* * Për Alternativen shqiptare
* * Për Shoqaten Atdhetare “Malësia e Madhe” Detroit
* * Për Shoqaten “Malësia e Madhe” N.Y.

Shfrytëzoj rastin të falenderoj Iniciativën Qytetare për gadishmërinë e nënshkrimit të Platformës politike pa kurrfar rezerve dhe kushtëzimi, por edhe për sygjerimet dhe ndihmën gjatë hartimit të tekstit të Platformës dhe Alternativën shqiptare për sygjerimet dhe propozimet e dhëna dhe gadishmërinë për të nënshkruar Platformën. Poashtu falenderoj edhe vëllazrit dhe motrat tona nga diplomacioni i shtetit amë dhe të Kosovës për kontributin e dhënë në këtë drejtim.

Në anën tjetër shpreh zhgënjimin tim të plotë por edhe të dy shoqatave më të mëdha malësore në SHBA për mosgadishmërinë e nënshkrimit të Platformës politike nga ana e dy subjekteve tjera, pra Degës së Lidhjes demokratike në Mal të Zi gjegjësisht z. Nikollë Camaj dhe Unionit demokratik të shqiptarëve gjegjësisht z. Fadil Kajoshaj, çka sjelli deri tek mosnënshkrimi i këtij dokumenti në ditën e caktuar – 28 Nëntorin e 2015, Ditës së Flamurit tonë kombëtar.

– Duke qenë më se i bindur se qëndrimi i këtyre dy subjekteve dëmton rëndë çështjen kombëtare në Malësi duke rrezikuar identitetin tonë nacional;
– Duke patur parasysh dëshirën e flakët të diasporës për nji unifikim të mundshëm të Malësisë, në veçanti të votuesëve malësor;
– I vetëdijshëm se presioni i të afërmëve, anëtarëve dhe dashamirëve të UDSH dhe Degës së LD në MZ- Dega e Malësisë do të ndikojnë në vetëdijsimin politik dhe kombëtar të liderëve të këtyre dy subjekteve;
– Me bindje se durimi dhe pritja jonë do të ngadhnjejnë përçarjet dhe mosmarrveshjet personale dhe partiake të subjekteve nacionale shqiptare, si kordinator mora forcë shtesë të Ju ftoj që edhe njëherë ta mëndoni mirë situatën e krijuar, duke marrur përgjegjësinë e plotë për mosveprimin Tuaj adekuat.
Shpresoj se nevoja për unitet do të fitoi përçarjet; se interesi kombëtar do të jetë mbi interesat personale dhe partiake; se besa dhe bujaria e Malësisë dhe historia e saj, gjaku i derdhur i të parëve tonë për lirinë e saj dhe mbi të gjitha Flamuri ynë kombëtar, në këto ditë festive, do të jenë moto nxitëse drejt aprovimit të Platformës politike, me një qëllim të vetëm – ta shpëtojmë Malësinë dhe të këthejmë gjuhën dhe alfabetin shqip në administraten e komunës.

Me rrespekt,
Ejllo M. Berishaj, kordinator në emrin e diasporës malësore në SHBA.

Kto jane bisedimet tona brenda kesaj kohe ku kemi marr edhe pergjegjet prej partive politike te Malesis kur kemi cua Platformen finale dhe tashti do i lexoni edhe pergjegjet e tyre.

Të nderuar vëllezër e motra, të nderuar udhëheqës dhe anëtarë të kryesive të subjekteve politike shqiptare që veprojnë në Malësi. Më lejoni që, në rolin e koordinatorit për hartimin e Platformës politike, të Ju shpreh falenderimin e plotë për mirëkuptimin Tuaj, sygjerimet, propozimet dhe kërkesat Tuaja shumë transparente, që na i dërguat me qëllim të përmirsimit të tekstit të Platformës së dërguar.

Së dyti, jamë më se i bindur se as pritja Juaj nuk ishte dhe nuk mund të jetë plotësimi i dëshirave veç e veç për çdo subjekt. Përkundrazi, besoj se tentimi jonë i përbashkët ishte dhe mbeti qëndrimi i njëjtë ndaj çdo subjekti politik – pozitë apo opozitë dhe mbi të gjitha kishim vendosur interesin e përbashkët – një Malësi ndryshe nga kjo sot, spaku me një politikë sa më të unifikuar shqiptare në Malësi.

Të nderuar, pas marrjes së shkresave Tuaja dhe përkushtimit tonë për çdo vërejtje dhe sygjerim që na dërguat, ne po tentojmë që edhe njëherë tu ofrojmë draftin e rinovuar – final të Platformës politike të cilën, ata që do ta aprovojnë edhe do ta nënshkruajnë , solemnisht në ditën e 28 Nëntorit – Festës së Flamurit tonë kombëtar. Për vendin e nënshkrimit do të Ju informojmë shumë shpejt.

Duke Ju përshëndetur, përkujtojmë dhe presim konfirmimin Tuaj për marrjen e tekstit final të Platformës, me lutje që më së largëti deri më datën 31.10.2015 të na informoni për gadishmërinë e subjektit Tuaj për ta nënshruar.

Me rrespekt,
Ejllo M. Berishaj, Koordinator.

Përgjigja e Alternatives Shqiptare

Të nderuar vëllezër,

Kryesia e Alternativës Shqiptare në mbledhjen e mbajtur me datën 30.10.2015 ka analizuar edhe një herë dokumentin e dërguar nga Ju. Ne, ashtu siç jemi shprehur edhe gjatë komunikimit të vazhdueshëm që kemi zhvilluar me Ju, i jemi qasur kësaj iniciative me përkushtim dhe sinqeritet të plotë. Në këtë mënyrë kemi tentuar të japim kontributin tonë për këtë proces kaq të rëndësishëm. Kemi shprehur vlerësimin, por edhe sugjerimet tona, ku kemi konstatuar se duhet të punohet më shumë. Qellimi jonë nuk ka qenë ngadalësimi i procesit, por përmirësimi i tij, sepse flasim për çështje që janë madhore për të ardhmën e vendit, Malësisë sonë.

Ashtu siç e kemi shprehur edhe në komunikimin e fundit, sugjerimet tona nuk janë marrë parasysh nga Ju dhe për këtë na vjen mjaft keq. Ndoshta ato nuk kanë qenë të nevojshme, pa nivel, ose nuk janë vlerësuar mjaftueshëm nga Ju, këtë më së miri koha do t’a tregojë.

Gjithsesi edhe përkundër këtyre fakteve, në qoftë se të gjithë e nënshkruajmë, ne kemi shpresa se ky dokument do të jetë një fillim i mirë për unifikimin e subjekteve politike në Malësi.

Për ne, në asnjë moment, asnjë çështje në dokumentin tuaj nuk ka qenë kontestuese, e aq më pak problematike për t’ju përmbajur. Por, çështja e definimit, konkretizimit dhe realizimit të saj në praktikë, duke pasur parasysh përvojat e mëparshme, sipas mendimit tonë është dashur që më shumë të punohet.

Që në fillim kemi qenë, jemi dhe do vazhdojmë të punojmë që subjektet politike shqiptare të unifikohën dhe gjatë gjithë kësaj periudhe kemi treguar se jemi subjekti më bashkëpunues edhe atëhëherë kur të tjerët nuk tregohën edhe aq. E kemi thënë edhe në kumunikimet tona të mëparshme që duhet të tregohet seriozitet dhe përpjekje maksimale që të gjitha subjektet të jenë pjesë e nënshkrimit të kësaj platforme.

Ne urojmë dhe shpresojmë që ditën e nënshkrimit të jenë përfaqësuesit e katër subjekteve. Nëse nuk ndodh kjo, dokumenti në fjalë nuk do të plotësojë misionin e vet dhe faktikisht në hapin e parë, atë më të rëndësishmin, do të dështoj, ku një gjë të tillë nuk do ta dëshironte askush!

Me mospërfshirjen e të gjitha subjekev në të këtë dokument, nuk do të jetë e përfshirë shumica shqiptare në trevën e Malësisë, dhe si të tillë, mund ta quajmë marrëveshje politike, me asnjë risi tjetër për dallim me ato marrëveshje që subjektet nacionale i kanë realizuar disa herë para zgjedhjeve.
Në rast se mund të ndodh kjo gjë, atëhëre ashtu si meritat, dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë. Dhe përgjegjësia nuk është e jona si subjekt, por e juaja si hartues dhe e atyre që eventualisht mund të mos e nënshkruajnë.

Pavarësisht të gjithave, ne nuk pendohemi për sinqeriteti që kemi pasur karshi Jush dhe për hirë të vlerave dhe idealeve të shenjta, Kryesia e Alternativës Shqiptare ka vendosur që PA ASNJË HEZITIM TË NËNSHKRUAJ DOKUMENTIN e paraqitur nga ju dhe në detaje t’i përmbahet ashtu siç është shkruar në të dhe siç e parashohin normativat ligjore të Malit të Zi dhe konventat ndërkombëtare.

Shpresojmë që edhe kësaj herë, si radhëve tjera të delni faqebardhë, sepse Ju me punën dhe angazhimin tuaj e keni dëshmuar këtë dekada e vite me radhë.

Në fund, Alternativa Shqiptare ka kapacitet dhe është e gatshme për çdo lloj bashkëpunimi me Ju, pra diasporën, dhe me të gjitha subjektet shqiptare në Mal të Zi.

Përkrahje jonë për ideale të shenjta e qëllime të përbashkëta për mirën e Malësisë dhe kombit në përgjithësi asnjëherë nuk do t’ju mungojë!

Suksese dhe gjithë të mirat!

Sinqerisht,
Alternativa shqiptare
Tuz/Malësi, 30 tetor 2015

Përgjigja e UDSH

Te nderuar, pasiqe kemi shqyrtuar platformen tuaj ju njoftojme si vijon:

UDSH ka qene dhe do te mbese parti e cila synim kryesor e ka bashkepunimin me parti simotra. Kjo, jo vetem nga fakti se qellimi jone i perbashket eshte ruajtja e interesave te shqiptare, edhe nga fakti, se Integrimi ne shoqeri mund te realizohet me lehte, nepermes bashkepunimit dhe bashkimit. Platforma ne fjale eshte mjaft kontradiktore, nenet nuk kane nje kontinuitet, dhe lehte mund te verehet se mungon nje eksperience ne thurjen e nje teksti i cili do te perfshinte pikat kyche te cilat na preokupojne te gjitheve. Poashtu, jemi te mendimit se terheqja e menjehershme e bashkepunimit nga te gjitha instancat do te sjellte nje anarki, e pse jo edhe inferioritet nga zgjedhja e sfidave qe po i sjell koha.

Nga nje qasje e tille, cmimin me te larte do ta paguanim vet ne shqiptaret. Vitet qe lame pas deshmuan se te gjitha kritikat qe iu drejtuan aso kohe UDSH-se kishin ne rend te pare interesat e veta e jo nacionale. Ne jemi te mendimit qe zgjedhjet parlamentare jan piknisja per bashkimin e partive ne 1 apo 2 lista zgjedhore.

Ne fund ju njoftojme se platforma duhet te posedoj nje qasje me serioze dhe se per momentin dhe kerkesat qe ajo parashton nuk eshte e pranueshme.
Me nderim!

Përgjigja e Lidhjes Demokratike në Mal te Zi – Dega e Malësisë

Përshëndetjeje Ejllo,
Meqenëse po e shoh se edhe të tjerët po i ikin transparencës, këtë po e bëjmë edhe ne këtë herë, duke të shkruar vetëm ty.

Pas konsultimeve brenda organeve partiake shprehim dyshimin tonë për kahje që ka marrë ajo për të cilën kemi biseduar atë ditë në Niagara.
Së pari, për mungesën e transparencës në komunikim (ne nuk dimë se cilat janë qëndrimet, apo përgjigjet e të tjerëve), e së dyti për shkak të pa-gatishmëria për të marr për bazë sugjerimet tona, pasi që lidhur me vërejtjen tonë nuk kemi marr asnjë përgjigje. Ne kemi nevojë që të kemi ndonjë qëndrim të shkruar lidhur me kërkesën tonë, për të ndryshuar pikën 6, si lidhur me afatin e zbatimit, si me atë se me kë, pra me cilat poste ka të bëjë kërkesa për tërhiqje. Pra, kërkese jona mbetet, zbërthimi, definimi dhe afatizimi i implementimit të pikës 6.

Përndryshe, gatishmëria jonë për të nënshkruar një marrëveshje që çon drejt unifikimit të subjektit nacional shqiptar në Malësi, e pastaj edhe në krejt Malin e Zi, nuk mungon, gjithherë duke pasur para sysh respektin e ndërsjellë dhe qëllimin që nga marrëveshjet të përfitojnë shqiptarët që jetojnë në Malin e Zi.
Me respekt,

Nikollë Camaj

Përgjigja e Iniciativës Qytetare

Të nderuar kryetar të Shoqatave malësore në SHBA, zotëri Ejllo Berishaj dhe Lekë L. Gjonaj,
Të nderuar anëtar të kryesive të Shoqatave,
I nderuari koordinator,

Këshilli drejtues i Iniciativës qytetare, pas nisjes së tekstit final të Platformës politike nga ana Juaj, vendosi që zyrtarisht të Ju njoftoi për gadishmërinë tonë të plotë për bashkëpunim të përhershëm me Shoqatat malësore që veprojnë në SHBA, në veçanti me Shoqatën “Malësia e Madhe” nga NY dhe Shoqatën atdhetare “Malësia e Madhe” nga Detroiti. Poashtu, përmes këtij komunikimi edhe njëherë Ju vertetojmë se kishim atëherë dhe kemi edhe sot gadishmërinë tonë, të pa kushtzuar për të nënshkruar Platformën e derguar politike, me shpresë se ajo është hapi i parë apo themeli i punës së nisur drejt unifikimit të subjekteve shqiptare, së pari në Malësi e pastaj edhe në nivelin e shtetit të Malit të Zi.

Njëkohësisht shprehim falenderimin e sinqert ndaj punës, përkushtimit dhe interesimit Tuaj në këtë drejtim e posaçërisht për ndihmat Tuaja të pandërprera, të dërguara për nevojat e shumta dhe të ndryshme këtu në Malësi.

Zoti Ju shpërbleftë me të mirat e veta!

Për Këshillin drejtues të IQ
Kryetari, Smail – Maliq Çunmulaj
Tel. 069 313 407
Tel. fax 020 852 262

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!