Edhe shqiptarët e Maqedonisë do të pësojnë si ne – shqiptarët në Mal të Zi

Shkruan: Edon Balidemaj

Mendoj, që, shqiptarët në Maqedoni duhet të ishin bashkuar, në dy lista. Përçarja e tyre, dhe ndarja në disa lista është ekzluzivisht në dëm të tyre si etni e, përfitojnë vetëm partitë maqedonase-nacionaliste.

Duke ndëgjuar secilin lider, duke thënë se: “Ne, lista jonë është fituese” – duke potencuar “fitoren” kundër partive shqiptare është hiç më pak se papjekuri e thmijaçëri politike duke treguar publikisht se kanë “luftë” mes vete, fillimisht.

Shqiptarët atje, duan vende pune, duan zhvillim ekonomik, duan siguri e duan të drejta të barabarta – që i fitojnë automatikisht nëse Maqedonia ecën rrugës perendimore, NATO e BE.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!