Ministrja e Shëndetësisë nuk e njeh pavarësinë e Kosovës i referohet me fusnotë

Edhe pse ishin zotuar se s’do të ketë ndryshim qëndrimi për Kosovën, Qeveria e re e Malit të Zi në vendimin e parë të publikuar, ka vënë në dyshim zotimet. Vetëm një javë pasi mori detyrën, kjo qeveri i është referuar Kosovës me fusnotë.

Sot, në dokumentin e publikuar për masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit, Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq, krijoi një skandal duke shënuar Kosovën me fusnotë, edhe pse Mali i Zi e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Mali i Zi njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008 dhe nuk e shënon Kosovën me fusnotë në dokumentet zyrtare.

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!