Nimanbegu: Ylli nuk ishte gabim, qëllimet e kësaj Qeverie nuk janë të sinqerta

Shpresoj që zv.kryeministri kësaj here nuk do të thotë “mos njerëz mos ngritni tensione”

Jam absolutisht i sigurt që ylli pranë Kosovës nuk ishte gabim, deklaroi deputeti i Listës Shqiptare Genci Nimanbegu, pasi që Ministria e Shëndetësisë njoftoi se kjo ishte bërë gabimisht.

“Për shkak të reagimit të mediave, ata e paraqitën atë si një gabim,” tha Nimanbegu.

Ai shton se shumë shpejt erdhi zhgënjimi i parë në veprimet e qeverisë së re.

“Ne kishim frikë nga politika e njerëzve të mbledhur rreth Kishës Ortodokse Serbe, e dinim se ajo do të dilte në shesh, por jo aq shpejt.

Kjo është pyetja e vërtetë që duhet t’u dërgohet Krivokapiqit dhe Raduloviqit për të parë se si do të reagojnë ndaj kësaj. Krivokapiq mori përsipër që këto çështje të mos ishin subjekt i qeverisë. Reagimi i Ministrit të Shëndetësisë është një shenjë e qartë se qëllimet e kësaj qeverie nuk janë të sinqerta.

Përgjegjësia për një qëndrim të tillë nuk është vetëm e ministres, por edhe e kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit, i cili, shpresoj, të paktën kësaj here nuk do të thotë “mos njerëz mos ngritni tensione, nuk është kjo me rëndësi”, përfundoi Nimanbegu.

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!