U hap fabrika e Çipsit, së shpejti edhe dy fabrika tjera në Tuz

Kryetari i Qeverisë së Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj kanë hapur sot fabrikën e përpunimit të patates në Tuz, e para e këtij lloji në Mal të Zi.

Gjatë hapjes së fabrikës, kryetari i Komunës, Nik Gjeloshaj, tha se është çështje javësh se kur do të hapen edhe dy fabrika tjera në Tuz, të cilat merren me përpunimin e produkteve të fermerëve dhe blegtorëve.

Jemi të sigurt se me strategjinë tonë do ta parandalojmë plagën tonë më të madhe, që është emigrimi i punëtorëve”, tha Gjeloshaj.

Kryeministri Dritan Abazoviq theksoi se më në fund do të kemi një produkt që do të gjendet në rafte në të gjithë rajonin dhe se nëse vazhdojmë me këtë ritëm do të na mungojë fuqia punëtore./Malësia.ME/

Shperndaje