SDP kërkon largimin e ministrave të rebeluar në këmbim të përkrahjes së qeverisë

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, nëse dëshiron që Partia Social Demokratike (SDP) të votojë pro besimit të qeverisë të tij , duhet të largojnë nga Qeveria ministrat, Ivan Brajoviq dhe Vujica Llazoviq.

Burimi i Gazetës “Vijesti”, nga Partia Socialdemokratike, ka thënë se Gjukanoviqi duhet t’ia kthejë legjitimitetin e rrënuar Qeverisë me marrjen e mandateve ministrore, nëse dëshiron përkrahjen e PSD. Këto mandate PSD nuk i dëshiron për vete, por është e gatshme t’i ofrojë për personalitet jopartiake tek të cilat kanë besim pushteti dhe opozita, si kontribut për ndërtimin e besimit në zgjedhjet e lira, ka thënë burimi nga kjo parti.

Nga ana tjetër zyrtari i Partisë Demokratike të Socialistëve Miodrag Vukoviq, nuk beson se PSD do të dalë nga qeveria, dhe se kërcënimet e saja janë vetëm shfaqje për opinionin.

Sipas, Vukoviq, PSD ka frikë formimin e një shumice të re e cila do ti linte ata jashtë pushtetit, prandaj ai pret që PSD të qëndrojë në qeveri deri në zgjedhje.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!