Gjermanët dëshirojnë Adën dhe hotelin Belvi, kanë siguruar 200 milion euro

Agjensia e njohur gjermane e turizmit TUI është duke treguar interes serioz për marrjen me qira të Adës së Bunës, shkruan gazeta “Vijesti”.

Sipas kësaj gazete kjo agjensi ka siguruar edhe mjetet filleste prej rreth 200 milionë euro për këtë investim. Megjithatë, nga TUI nuk kanë dashur të konfirmojnë e as të demantojnë diçka të tillë, kurse burime të gazetës thonë se ato pritet të takohen me përfaqësuesit e qeverisë deri në muajin mars. Përveç Adës kjo kompani është e interesuar edhe për hotelin Belvi.

Para disa javësh përfaqsuesit e TUI ishin në Ulqin ku u takuan edhe me kryetarin e komunës Nazif Cungun. Gjatë bisedës ato treguan interesim për ringjalljen e lidhjeve të vjetra ndërmjet kësaj agjensie dhe Ulqinit, por nuk pati informacione të tjera në lidhje me investime të mundshme./TvTeuta/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!