Shqipëria merr kryesimin e OSBE-së

Shqipëria ka marrë sot zyrtarisht kryesimin e OSBE-së.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si drejtues i saj ka pritur në zyrën e tij në Vjenë, Sekretarin e Përgjithshëm, Thomas Greminger.

Marrja e stafetës nga ana e Shqipërisë u shoqërua, ashtu siç tradita e do me një foto familjare.

Greminger u shpreh se Shqipëria ka bërë përparime dhe se ekipet e saj kanë bërë një punë mjaft të mirë. Ai është i bindur në drejtimin e kryesisë së OSBE-së nga Shqipëria./tch/


Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!