Policia Komunale e Tuzit, sanksionon dy persona nga Podgorica për ndezje të gomave në Omerbozhaj

Mbrëmë reth orës 20:20 disa qytetarët lajmëruan Policinë Komunale të Tuzit se në B.L. Dinoshë, saktësishtë afër vëndbanimit Omerbozhaj , disa persona po kryenin veprën e djegies se gomave.

Ekipi i Policisë dhe Inspekcionit Komunal intervenuan menjeherë dhe në vëndin e ngjarjes, gjeti dy persona E.H dhe B.Z, njoftojnë nga Policia Komunale e Tuzit.

Ekipi bëri procesverbalin dhe konstatoi se ata jane banues të komunës së Podgorices. Këta persona do të ndiqen më tej dhe sanksionohën në procedurën e përcaktuar ligjërisht. Gjithashtu, iniciativa për zbatimin e mëtejshëm të procedurës së inspektimit do te përciellet Inspekcionit kompetent Ekologjik i Administratës për Çështjet e Inspektimit të Malit të Zi.

Policia Komunale falenderonë qytetarët në bashkpunim dhe koperim në të mirë të ruejtjes se rëndit komunal të komunës së Tuzit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!