MogUl: Kalaja e Ulqinit monument në rrezik zhdukjeje

Objektet të paçmueshme historike janë duke u shkatërruar në qytetin e vjetër të Ulqinit.Organizata joqeveritare MogUl ka dalë me një deklaratë me të cilën dënohet ashpër vazhdimi i devastimit të Kalasë së Ulqinit.

Sipas kësaj organizate, në vend që të bëhet rrënimi i objektit skandaloz që po prish imazhin e këtij objekti mijëravjeçar, tash po vazhdohet edhe me punime tjera në disa lokacione, pa marrë mendimin e institucioneve përkatëse që merren me ruajtjen e trashigimisë kulturore, dhe pa lejet e duhura.

Kryetari i kësaj organizate Xhemal Peroviq, thotë se për këto probleme u janë drejtuar të gjithë institucioneve relevante, Entit për mbrojtjen e monumenteve të kulturës, Drejtorisë e inspektimeve, dhe pushtetit lokal, dhe përceç fjalëve të mira, nuk ka asgjë konkrete në ndalimin e këtij fenomeni.

Për këtë, MogUl bën apel për veprim të përbashkët të institucioneve publike, OJQ-ve, mediave, dhe gjithë shoqërisë, me qëllim që të ngrihet zëri kundër këaj tragjedie që i kanoset Kalasë dhe gjithë Ulqinit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!