Bashkimi Evropian po investon në zhvillimin e anëtarëve të ardhshëm dhe tashmë po përgatit Malin e Zi për anëtarësimin në BE. Këtë e theksoi Komisionari i Bashkimit Evropian për politikën fqinjësore dhe bisedimet për zgjerim, Johannes Hahn, i cili sot me Kryeministrin Dusko Markoviq vizitoi Stacionin Hekurudhor në Pogoricë, ku u vendosen pajisjet e reja të sinjalizimit dhe sigurisë falë mbështetjes financiare të Bankës Europiane të Investimeve EIB dhe Fondit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor.
Han rikujtojë se tre ditë më parë u aprovua strategji për Ballkan.
“Qëllimi është të ofrojmë mbështetje për vendet e Ballkanit Perëndimor. Bëhet fjalë për përgatitjen e Malit të Zi për anëtarësimin në BE. BE investon në zhvillimin e anëtarëve të ardhshëm, tha Han.
“BE është e përkushtuar për të mbështetur rindërtimin dhe modernizimin e lidhjeve hekurudhore, por edhe për iniciativat e tjera që duhet të përmirësojnë cilësinë e jetës këtu dhe në rajon. Perspektiva evropiane tani është e qartë. Mos kini asnjë dyshim për angazhimin tonë. Qëllimi është Mali i Zi në BE, ” është i qartë Han.
Për sonte është paraparë që Han të flasë në Parlament, në mbledhjen e përbashkët të këshillave për integrimet evropiane dhe marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtare.Në këtë mbledhje janë të ftuar përfaqësuesit e klubit të deputetëve , ministrat për punë të jashtme dhe punët evropiane në qeverinë e Malit të Zi dhe përfaqësuesit e organizatave relevante joqeveritare. /Malësia.ME/