Gjeloshaj: Komuna e Tuzit kërkon pavarësimin e kopshtit të fëmijëve dhe shtëpisë së shëndetit

Të nderuar qytetarë,

Dëshiroj të ndaj me Ju iniciativat e komunës së Tuzit, që kanë të bëjnë me dy Kërkesa, drejtuar Qeverisë së Malit të Zi për:

1. Pavarësimin e kopshtit të fëmijëve, si dhe

2. Pavarësimin e shtëpisë së shëndetit.

Kemi vlerësuar që këto institucione të rëndësishme duhet të funksionojnë si të pavarura dhe të drejtohën nga kuadro të përgatitur nga komuna jonë. Kjo është praktikë pothuajse në të gjitha komunat e pavarura në Mal të Zi.Shpresojmë të kemi përgjigje pozitive nga Qeveria e Malit të Zi.

Nik Gjeloshaj,

kryetar i komunëes së Tuzit

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!