Në protestë sonte është mbledhur Mali i Zi, i cili nuk e duron mashtrimin dhe tradhtinë, tha lideri i demokratëve, Alleksa Beçiq, gjatë tubimit të qytetarëve para Kishës në Podgoricë.
Ai bëri thirrje për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke thënë se askush nga gjykimi i popullit nuk do të mund të shpëtojë. Ai gjithashtu paralajmëroi një tubim të ri për të mërkurën e ardhshme në orën 18:00.
Sipas Beçiqit, ata nuk janë mbledhur për shkak të ulëseve të askujt, por për shkak të mbrojtjes së vullnetit të popullit të votuesve nga zgjedhjet e fundit parlamentare.