Kam fituar përshtypjen se ekziston shkallë e lartë e dakordimit rreth asaj që duhet bërë në Mal të Zi tani dhe, kjo është para së gjithash, formimi i shpejt i Qeverisë të bazuar në një shumicë të qartë parlamentare dhe në politikën qytetare evropiane, për të zgjedhur një Qeveri e cila do të fillojë sa më parë aktivitetet e veta në vazhdimin e bisedimeve cilësore me BE, ka deklaruar presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, për televizionin e RTMZ.
Në pyetjen e TVMZ, nëse para shkuarjes në Athinë është takuar me Dritan Abazoviq, dhe a është ai i pranueshëm për të si mandatar, Gjukanoviq është përgjigjur: “Siç e dini, në Athinë kamë ardhur të hënën në mbrëmje dhe kjo ishte ditë kur deputetët kanë qenë të zënë me diskutimet për iniciativën për shkarkimin e kryetarit të Parlamentit dhe, mendoj, se bisedimet ndërmjet përbërësve potencial të Qeverisë së re të Malit të Zi, do të kenë filluar qysh dje kur unë isha akoma në Athinë. Po ashtu, siç dihet roli i presidentit është që pas njoftimit për ekzistimin e shumicës parlamentare, përfaqësuesit të kësaj pakice ti jap mandatin për përbërjen e Qeverisë së re”, ka thënë ai. Gjukanoviq, ka theksuar se sonte do të jetë në Podgoricë dhe se nesër do të jetë rasti të dëgjojë raportin mbi konsultimet të cilat i kanë zhvilluar konstituentët potencial të Qeverisë.