Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi është i kënaqur me kundërshtarët, me të cilët kuqezinjtë do të përballen në miqësoret para Euro 2016.
“Do të luajmë me dy kundërshtarë të niveleve të ndryshëm, Austrinë më të fortë dhe Luksemburgun më të dobët dhe më pas me Katarin.
Përsa i përket lojtarëve që do të jenë në Francë, ai vazhdon të ketë besim tek ata të cilët kontribuan në këtë kualifikim historik, ndërkohë që pohon se risia e listës së këtyre miqësoreve do të jetë Rashica.
“Mendoj se është ende shpejt për emrat e atyre që do të vijnë në Europian, por siç e kam thënë me shumë mundësi do të kenë lojtarët që na kualifikuan.
Rashica do të jetë për Luksemburgun, pasi po paraqitet mirë në Holandë.Nuk do të jetë ndaj Austrisë, pasi Shpresat kane një sfidë të rëndësishme kundër Greqisë”, u shpreh trajneri i kombëtares kuqezi.