Kadri Veseli, kryetar i PDK-së deri në mbajtjen e Konventës

Me shumicë absolute votash, anëtarët e Këshillit Drejtues të PDK-së votuan zyrtarisht Kadri Veselin, si ushtrues detyre të kryetarit të partisë deri në Konventën Zgjedhore.

Në fjalën e tij, Veseli tha se PDK me Hashim Thaçin në krye ka shënuar sukseset më të mëdha historike.

“Ky është moment i veçantë dhe emocional për të gjithë partinë, pasi që duke e pasur parasysh faktin se per 17 vite PDK ka ecur nëpër disa procese jo shumë të lehta, megjithatëmm, në krye me kryetarin e saj Hashim Thaçin ka pasur sukseset më të mëdha historike dhe politike”.Veseli tha se, me punën e përbashkët që do të bëjnë, do ta mbajnë PDK-në edhe për një kohë të gjatë si partinë më të fuqishme në Republikën e Kosovës.

 

Me mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues, kjo parti politike hyn në fazën e brendshme zgjedhore. Kadri Veseli, njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës, shihet si kandidati kryesor që do ta pasoj edhe zyrtarisht Thaçin në postin e kryetarit të PDK-së.

Shperndaje