PDS: Vetëm Krivokapiq dhe PSD e tij kan frikë nga zgjedhjet

I vetmi subjekt i cili ka frikë nga dalja në zgjedhje është kryetari i Partisë social demokratike ,Ranko Krivokapiq dhe partia e tij, sepse paraqitja e pavarur para qytetarëve është aventurë të cilën PSD nuk e ka në përvojën e vetë politike ,është kumtuar nga PDS.

Nga PDS thonë se i vetmi i cili ka frikë zgjedhjet është Krivokapiq, pasi partia e tij nuk di çdo të thotë dalja në zgjedhje si subjekt i vetëm.

Duke reaguar në intervistën e Krivokapiqit dhënë agjencisë Anadollia, në të cilën ka theksuar se PDS dëshiron pushtetin pa shumicë dhe se ka frikë nga zgjedhjet , nga PDS kanë theksuar se Krivokapiq përgjithësisht harron qe në intervista të përmend se në koalicion me PDS dhe partitë tjera PSD ka hyrë në vitin 1998 si parti joparlamentare ecila gjatë 18 viteve të ardhshme asnjëherë nuk ka dalë vetëm në zgjedhje dhe atje ku është paraqitur e pavarur që të inkurajojë vetë vetën në zgjedhjet lokale ka triumfuar si radhë ndonjë parti në Mal të Zi.

Kur është fjala për daljen e PDS në zgjedhje,Krivokapiq mos të ketë frikë, mund të jenë edhe në javën e parë që vjen.Vetë ka kërkuar që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 16 tetor, që është afati i fundit ligjor, dhe është duke u përpjekur të shtyjë sa më gjatë humbjen e vetë politike të pashmangshme para qytetarëve të Malit të Zi është kumtuar nga PDS./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!