Raundi i parë i negociatave: Ulqini me 4 nënkryetar !

Raundi i parë i bisedimeve për formimin e pushtetit të ri në Ulqin është mbajtur mbrëmë, kurse raundi tjetër do të mbahe të enjten mbrëma.Siç mëson Portali Ul-info, u arrit progres i konsiderueshëm rreth ndarjes së pozitave funksionare.

Në negociata morën pjesë shefi i Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve Loro Nrekiq dhe liderët e Forcës së re demokratike Nazif Cungu, Koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” Fatmir Gjeka dhe UDSH Mehmed Zenka.

Gjatë negociatave të mbrëmshme për formimin e pushtetit të ri në Ulqin u arrit marrëveshja që Komuna e Ulqinit të ketë katër nënkryetarë, gjegjësisht një më shumë se në administratën e deritashme lokale.

Kjo do të thotë se nga një nënkryetar do të jetë nga secila pjesëtar i pushtetit të ri: DPS, Forca, Koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe UDSH.

Siç mësohet, pjesëtarit më të vogël të pushtetit UDSH-së do t’i takojë pozicioni drejtues në Ndërmarrjen publike “Veprimtari komunale”.

Në emër të qendrës së PDS-së ishin të pranishëm edhe koordinatorët e partisë për Ulqin, Halil Dukoviq dhe Ivica Kaleziq.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!