Debatohet raporti i punës së kryetarit për vitin 2016

Kuvendi i KU të Tuzit, mbajti sot mbledhjen XVI, me radhë , punën e të cilës këshilltarët e filluan me miratimin e programit të propozuar të punës të Kuvendit për vitin 2017.

Në vazhdim këshilltarët pjesën më të madhe të punës së sotme ia kushtuan raportit të punës të kryetarit të KU të Tuzit për vitin e kaluar 2016. Kryetari Abedin Axhoviq duke prezantuar raportin e përgatitur u shpreh i kënaqur me realizimet e arritura në territorin e kësaj komune urbane, në veçanti në fushën e infrastruktures lokale me ç,rast veçoi se projektet e parapara me planin financiar janë realizuar në masën prej me tepër se 96 për qind. Axhoviq theksoi se sa i përket pjesës kapitale të investimeve ato janë realizuar në masën më tepër se 112%, dhe sqaroi se në projetket e parapara janë realizuar edhe një shumë e caktuar mjetesh të riorientuara nga projektet e mëparshme. Nga fusha e infrastruktures locale pjesa më e madhe e mjeteve , respektivisht afro 800 mijë euro janë shpenzuar në ndërtimin, rikonsruimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit rrugorë në territorin e KU të Tuzit. Ndërkohë këshilltarët opozitarë duke u shprehur të pa kënaqur me dinamikën e realizimit të projekteve të infastrukurës , akuzuan shumicën parlamentare se janë duke vazhduar me praktikën e vjetër të investimeve mbi bazat partiake dhe njëkohësisht kërkuan përgjigje për mosrealizimin  e projekteve të planifikuara siç janë palestra e sportit , tregu i gjelbërt, ura mbi lumen Cem në Dinosh , kopshti, varrezate  qytetit, e kështu me radhë.

Nga shumica qeverisese duke u përgjigjur në vërejtjet e dëgjuara nga opozita pohojnë se asnjë pjesë e banuar në gjithë territorin e KU të Tuzit nuk është anashkaluar në realizimin e investimeve të parapara dhe sqarojnë se ato janë realizuar në bazë të nevojave dhe kërkesave të qytetarëve. Pasi  që u miratua raporti i prezantuar me votat e shumicës qeverisëse këshilltarët vazhduan shqyrtimin e plan programit zhvillimor për vitin rrjedhës 2017.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!