Katër kandidatë të mundshëm të DPS, kandidatura e Gjukanoviq nuk është e përjashtuar

Kryesia e Partisë Demokratike Socialiste në mbledhjen e mbajtur mbrëm shqyrtoi katër propozime për kandidatin presidencial, mëson Portal Analitika.

Përveç kryetarit të partisë Millo Gjukanoviq, i cili ka mbështetjen e plotë të partisë, si kandidatë të mundshëm janë përmendur edhe ish-kryetarja e partisë Millica Pejanoviq-Gjurishiq, ministri aktual i Bujqësisë Millutin Simoviq dhe nënkryetari i Kuvendit Branimir Gvozdenoviq.

Burimet e Portala Analitika thanë se kandidati presidencial i DPS do të jetë i njohur më së largu deri më 14 mars dhe se ai do të zgjidhet që sigurt të fitojë në raundin e parë.

“Për shkak të zhvillimeve të reja në lidhje me kandidatët e opozitës, kandidatura e Gjukanoviq nuk është e përjashtuar. Qëllimi ynë është që kandidati ynë do të fitojë pa probleme kandidatët e opozitës në raundin e parë, “tha burimi i Portal Analitika./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!