Mlladen Bojaniq kandidati presidencial i opozitës

Fronti Demokratik (DF) ka vendosur të mbështesë Mladen Bojaniq si kandidat të opozitës në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, tha njëri nga udhëheqësit e FD Andrija Mandiq. Bojaniq më heret ka marrë mbështetjen e Demokratëve dhe Levizjes Qytetare URA.

“Opozita në Malin e Zi është bashkuar, do të kemi kandidatin prapa të cilin do të qëndrojnë të gjithë i cili do jetë edhe president i ardhshëm i Malit të Zi,” tha Mandiq.

Ai i bëri thirrje pjesës tjetër të opozitës që të mbështesin Bojaniq dhe të tërheqin kandidaturat e shpallura.

Deri tani nga blloku opozitar në garën presidenciale kanë hyrë Draginja Vuksanoviq nga SDP dhe kryetari i Malit të Zi të Bashkuar Goran Danilloviq./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!