Cilat janë detyrat kryesore të qeverisë së re në marrëveshjen e rënë dakord në parim

Koordinimi i politikës së jashtme të sigurisë dhe mbrojtjes me BE-në dhe NATO-n, mbështetja e projekt-rezolutës mbi agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, reforma në gjyqësorë, reforma zgjedhore, rregullimi i marrëdhënieve me KOS dhe KOM në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, ligji për regjistrimin e popullsisë me konsensusin e të gjithë nënshkruesve – do të jenë detyrat kryesore të qeverisë së re pro-evropiane.

Kështu shkruan në marrëveshjen e rënë dakord në parim, të cilën Pobjeda e kishte qasje dhe e cila do t’i paraqitet Partisë Popullore Socialiste si bazë kyçe për nënshkrimin e marrëveshjes politike për formimin e qeverisë./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!