Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Qytetare URA, Zoran Mikiq, tha se procesi i formimit të qeverisë së re të 43-të të Malit të Zi po hyn në fazën përfundimtare dhe se qëllimi kryesor i lëvizjes URA është ta bëjë qeverinë gjithëpërfshirëse dhe reformiste.
“Pas vendimit të Bordit Kryesor të SNP-së jemi një hap më afër formimit të qeverisë së re evropiane.Qëllimi i URA-së është që të ketë mbështetjen e 49 deputetëve në parlament dhe të përshpejtojë dinamikën e bisedimeve dhe negociatave sepse qytetarët malazezë nuk kan më shumë kohë për të humbur”, tha Mikiq.
Duke komentuar pyetjen se secila palë i sheh ndryshe prioritetet e punës së qeverisë evropiane, Mikiq tha se të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo është një qeveri reformuese – tranzitore dhe se përmbushja e obligimeve nga agjenda evropiane është prioritet.
“Zbllokimi i procesit të integrimit europian, zbatimi i reformave nga agjenda e BE-së, zgjidhja e problemeve të akumuluara në gjyqësor, vazhdimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zbatimi dhe përmirësimi i reformave ekonomike në vazhdim dhe reformimi i legjislacionit zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIR janë prioritetet e Qverisë së re. Natyrisht, qeveria do të angazhohet edhe në aktivitete të tjera për të vënë në rend dite çështje të hapura që rëndojnë opinionin malazez, siç janë çështjet e marrëdhënieve me bashkësitë fetare”, ka theksuar Mikiq.
“Mali i Zi nuk mund t’i kapërcejë ndarjet nëse është përgjithmonë i bllokuar në divizionet e referendumit 55-45. Prandaj na duhen hapa të rinj dhe modele të reja që në thelb do të kontribuojnë në zvogëlimin e ndarjeve dhe do ta çojnë fuqishëm Malin e Zi në të ardhmen evropiane dhe shoqërinë e vendeve të zhvilluara evropiane”, përfundoi Mikiq./TvTeuta/