Deputeti në Kuvendin e Malit të Zi dhe Ulqinaku, Dritan Abazoviq u zgjodh njëzëri kryetar i ri i Lëvizjes Qytetare URA në kongresin e kësaj partie që u mbajtë sot në Podgoricë.
Abazoviq deri tani ishte nënkryetar i kësaj partie, në këtë pozicion trashëgoi njërin nga themeluesit e URA, Zharko Rakçeviq.
Në fjalimin e tij të parë nga posti i kryetarit të partisë, Abazoviq tha se ndryshimet në Mal të Zi duhet të vijnë në mënyrë demokratike dhe paqësore. URA do të udhëheqë luftë të pa kompromis për ndryshimin e qeverisë, ndërsa opozitës i bëri thirrje për të shmangur grindjet mes veti. Sepse nëse grindemi, gjithmon do jemi në pakicë, tha ai.
Në historinë e parlamentarizmit në Mal të Zi, Dritan Abazoviq është përfaqësuesi i parë nga komuniteti i pakicave që është zgjedhur kryetar i një partie politike qytetare./Malësia.ME/