”Koha Javore” feston 15 vjetorin, brengos numri i vogël i lexuesve

Gazeta e vetme në gjuhën shqipe në Mal të Zi, e përjavshmja Koha Javore, ka mbushur plot 15 vite nga dalja e saj në skenën mediatike në Mal të Zi.

Në një cermoni modeste dhe në prani të mjaft dashamirësve për të arriturat folën kryetari i KKSH-së Genci Nimanbegu si botues, redaktori përgjegjës Ali Salaj dhe kryetari i këshillit programor Gjekë Gjonaj.

Sipas folësve Koha Javore ka arritur që viteve të fundit të rrisë cilësinë, të rrisë numrin e faqeve, të përmirësojë kushtet e punës për stafin por që edhe përkundër të gjitha këtyre brengos mbetet numri i vogël i lexuesve.

Në përgjithësi mediat e shkruara në rajon por edhe në botë me avansimet teknologjike dhe sidmos rritjen e gazetave elektronike e kanë humbur aktualitetin dhe në përgjithësi ka rënie të shtitjes, por që kjo nuk duhet që të ndikojë në luftën për të rrit numrin e shtijes dhe më këtë leximin më të madh të kësaj gazete.

Prania e Kohës Javore nuk duhet që të diskutohet por që duhet gjetur metodat dhe mënyrat që ajo të mbijetojë, të rritet dhe ndoshta edhe të jetë e përditshme./UlqiniOnline/

Shperndaje