Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë për transportin rrugor dhe hekurudhor (Video)

Tre ministrat e Transportit, Edmond Haxhinasto i Shqipërisë, Lutfi Zharku i Kosovës dhe Ivan Brajoviq i Malit të Zi zgjodhën Shkodrën për të diskutuar lidhur me masat që 3 vendet duhet të marrin për Samitin e 4 korrikut në Paris.

Pas diskutimeve kokë me kokë, i vetmi që zgjodhi për të folur për mediat ishte ministri Haxhinasto, i cili shpalosi agjendën e bisedimeve.

Haxhinasto tha se në fokus të takimit kanë qenë masat e buta dhe liberalizimi i tregut mes vendeve tona, si dhe protokollet që do të nënshkruhen për transportin hekurudhor.

Një tjetër çështje e prekur në këtë takim ishte edhe traktati i përbashkët për transportin, që synon liberalizimin e tregut.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!