U mbajtë sot seanca e parlamentit në të cilën deputetët debatuan për propozimin e ligjit lidhur me zbatimin e marrëveshjes për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për përbërjen e re të qeverisë dhe për shkarkimin e kryetarit të Parlamentit Ranko Krivokapiq.
Në fillim të punës së sotme, Deputeti i FD, Branko Radulloviq, ka theksuar se Kuvendit është shndërruar në bunker të njësisë speciale antiterroriste, duke aluduar në forcat e mëdha të sigurisë në hyrje të parlamentit, shkruan RTCG. Deputeti tjetër i Frontit, Millutin Gjukanoviq, ka shtruar pyetjen se pse është ky numër kaq i madh i policëve të cilët kanë ardhur edhe me qenë. Kërkojmë që forcat e armatosura , të cilat ju i keni quajtur polici, menjëherë të largohen nga Parlamenti ka theksuar, Gjukanoviq. Për ndryshe deputetët e FD sot në qetësi kanë hyrë në Kuvend.
Deputetja e PSP, Snezhana Jonica, ka kërkuar pauzën dhe mbledhjen urgjente të Këshillit për mbrojte dhe siguri me qëllim të vërtetimit nëse ekzistojnë rreziqet për siguri për shkak të cilave është e pranishme policia në Kuvendin e Malit të Zi.
Shefi i klubit të deputetëve të PDS, Millutin Simoviq, i ka përgjigjur kolegut të FD se ata nuk kanë frike nga askush. Duke u përpjekur që ta zbus situatën në parlament, kryetari Ranko Krivokapiq, ka theksuar se vjedhjet institucionale janë e vetmja përgjigje ndaj situatës. Në fund të këtij debati mjaft të ashpër kryetari i Kuvendit, Ranko Krivokapiq, me kërkesën e deputetëve ka dhënë pauzën gjatë të cilës u mbajt mbledhja e kolegjiumit të kryetarit të Kuvendit, në të cilën u vendos për tërheqjen e forcave shtesë nga ndërtesa e Kuvendit, pas së cilës deputetët vazhduan seancën.
Në vazhdim të seancës Millutin Simoviq tha se me pranimin e marrëveshjes subjektet politike marrin përsipër pranimin e rezultatëve të zgjedhjeve si vendim të pakontestueshëm të qytetarëve.”Marrëveshja është shprehje e përgjegjësis së subjekteve politike në pajtim me interesat e përcaktuara shtetërore dhe njëkohësisht është përgjigja më e mirë për politikat destruktive dhe anti-shtetërore të disa partive.
Dritan Abazoviq tha se përfaqësuesit e opozitës të cilët hyjnë në qeverinë kalimtare nuk do”të mbrojë kokën e Millo Gjukanoviq”.Ai tha se qëllimi i marrëveshjes është për t’i dhënë fund keqëpërdorimit të resurseve shtetërore nga njëra parti dhe koalicioni qeverisës.”Nuk mund të themi se me çdo kusht do pranojmë rezultatet e zgjedhjeve nëse gjinden parregullsi.Nëse çdo gjë implementohet siç duhet, do të urojmë fituesëve të zgjedhjeve,” tha Abazoviq.