Në Mal të Zi, Shqipëri dhe Kosovë shënohet Dita e Evropës

Me rastin e 9 majit  Ditës së Evropës , Ministria e punëve evropiana në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit , Delegacionin e BE-së në Podgoricë dhe OJQ Lëvizja evropiane, organizuan një sërë aktivitetesh kulturoro-artistike  në Ulqin njofton TV Teuta.

Manifestimi filloi në ora 9.30  me takimin e ministrit të punëve evropiane Aleksandër Pejoviq me krytarin e Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, dhe vazhdoi me debatën e hapur në sallën e Kuvendit Komunal.

Në debatë , përveç kryetarit Cungu dhe ministrit Pejoviq,foli edhe përfaqsuesi i Delegacionit evropian Andre Lis dhe kryetari i Lëvitjes evropiane në Mal të Zi Momçillo Radulloviq. Manifestimi vazhdoi në galerinë e Qendrës për kulturë ku u organizua edhe program kulturoro-artistik si dhe konkurs i punimeve të artit figurativ të nxënësve të shkollave fillore.

Dita e Evropës në Podgoricë

Proslava Dana Evrope, Podgorica

Nën organizimin e Delegacionit të UE në Mal të Zi, në Podgoricë është shënuar sot 9 maji, Dita e Evropës. Për nderë të kësaj date, ambasadat e shteteve anëtare të UE kanë prezantuar kulturën dhe kuzhinën e vetë tradicionale, kurse ambasadorët përmes bisedës me qytetarët kanë treguar dobitë e anëtarësimi në UE. Në Info qendrën të UE në Podgoricë, në stendat e ambasadave anëtare është ekspozuar ushqimi tradicional si dhe brendet e të gjitha shteteve anëtare. Shefi i delegacionit të UE në Mal të Zi Aivo Orav ka theksuar sot festohet Dita e Evropës, por edhe 60 vjetori i nënshkrimit të kontratës së Romës. Ekziston listë e gjatë dhe dobi e madhe nga UE sepse me ndihmën e UE në Mal të Zi kemi cilësi më të mirë të ujit , shërbime më të mira mjekësore, rrugë më të mira etj. Më vjen mirë se 76 për qind e qytetarëve të Malit të Zi e mbështesin UE ,por edhe që UE e përkrah Malin e Zi, ka theksuar Orav.

Në Shqipëri shënohet Dita e Evropës

Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian kanë organizuar sot një aktivitet me rastin e Ditës së Evropës, ku merrnin pjesë kryeparlamenatri Ilir Meta, ministra, deputetë, ambasadorë të akredituar në Tiranë, etj.

Meta në fjalën e tij përshëndetëse në aktivitetin e mbajtur në ambientet e jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, u shpreh se me këtë ditë festohet “një ide dhe vizion i jashtëzakonshëm.”

“E ardhmja i përket brezit të ri. Shpresat dhe ëndrrat e tyre për të ardhmen duhet të motivojnë dhe rrisin peshën e përgjegjësisë tonë politike dhe qytetare më shumë. Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin e madh të bëhet shembull për brezin e ri duke u kthyer në shtëpinë e demokracisë së vërtetë, atë të dialogut politik, të tolerancës dhe mirëkuptimit dhe përgjegjshmërisë së lartë. E kam bindje të thellë se vetëm fuqia e rinisë mund ta ndryshojë këtë vend dhe të çojë përpara ëndrrën dhe projektin evropian”, theksoi Meta.

Ai ka shtuar me tej se falë projektit evropian për paqe dhe stabilitet ekonomik, të rinjtë nuk kanë nevojë më të zgjedhin armët, por sipas tij, zgjedhin dijen dhe demokracinë dhe avantazhet që jep liria e lëvizjes.

“Duke vendosur interesat e vendit dhe të ardhmen e tij të përbashkët evropiane, si prioritet kryesor i gjithë axhendave të veçanta politike, asnjëherë nuk është vonë të gjejmë zgjidhjen e përgjegjshme e gjithëpërfshirëse, me qëllim që Shqipëria të ecë denjësisht drejt anëtarësimit të saj në BE”, tha ndër të tjera Meta.

Kosova feston Ditën e Evropës, pa liri të lëvizjes

Rezultat slika za dita e Evropës kosove

Dita e Evropës, nuk i bën qytetarët e Kosovës që të ndjehen evropianë. Të lënë në izolim dhe të vetmit pa liberalizim të vizave, qytetarët e Kosovës fajësojnë si faktorin vendas ashtu edhe atë ndërkombëtar, për getoizimin e vendit.
Duke i lënë anash zhvillimet politike dhe kushtëzimet e ratifikimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi si kusht për heqjen e vizave, qytetarët e anketuar kërkojnë që t’u gjendet zgjidhje, në mënyrë që premtimet për integrime evropiane, liberalizim të vizave dhe një Kosovë evropiane, të zbatohen në praktikë dhe të mos mbeten vetëm në retorikën politike.

Në organizim të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministrisë së Integrimit Evropian të Republikës së Kosovës sot, në sheshin “Zahir Pajaziti” në qendër të Prishtinës, u shënua “9 Maji – Dita e Evropës” me aktivitete të ndryshme edukative, argëtuese dhe kulturore.

Dita e Evropës u shënua me aktivitete të shumta si performanca pantomim, performancë me magjistar, ngjyrosje të fytyrave, performanca e orkestrit “Prishtina Brass”. Fëmijët e kryeqytetit po ashtu patën mundësinë të njihen me familjen evropiane dhe me shtetet anëtare përmes lojërave në shtëpizat e vogla të shteteve anëtare të BE-së si Austria, Kroacia, Finlanda, Franca, Gjermania, Hungaria, Holanda, Suedia dhe Sllovakia.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova gjatë fjalës së saj për hir të Ditës së Evropës tha se sot po festojnë vlerat evropiane të cilat janë të drejtat e njeriut, barazia gjinore, siguria për të gjithë njerëzit në Evropë.

Apostolova duke theksuar se Kosova me të rinjët e saj ka një peshë të rëndësishme për BE-në tha se: “Ne duam ta shohim Kosovën së shpejti si pjesë e familjes evropiane. Ekipi im dhe kolegët e mi jemi duke punuar që kjo të ndodhë sa më shpejtë”.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!