Nga nesër, vendosja e rripit e detyrueshme, edhe në karrigen e pasme

Siç njoftohet nga Ministria e punëve të brënshme e Malit të Zi, nga neser është e detyrueshme vendosja e rripit të sigurimit të shoferit dhe pasagjerëve gjatë vozitjes.

Fushata ”Rripi për të gjithë” fillon nesër dhe do të zgjasë deri në fund të muajit dhe ka për qëllim përdorimin e detyrueshëm të rripit të sigurisë, sepse rripi në komunikacion është detyrim ligjor për të gjithë udhëtarët në makinë.

Dënimi për mospërdorimin e ripit të sigurimit është nga 30 euro deri në 100 euro.

Nga MPB thanë se nuk do të ketë tolerancë as përkarriget para dhe as pas dhe se të gjithë ata që nuk e përdorin rripin e sigurisë, do të gjobiten.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!