Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialdemokrate të mërkurën zgjodhi me shumicë votash kryetar Shpend Ahmetin, nënkryetar Visar Ymerin dhe sekretare të përgjithshme Aida Dërgutin.
Shpend Ahmeti ka qenë zyrtari i lartë në Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetar aktual i komunës së Prishtinës.
I pari i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se partia e re do të angazhohet për barazi dhe për solidaritet, gjithmonë në funksion të së mirës publike.
Ahmeti vlerësoi se në Kosovë duhet të luftohet për social demokracinë dhe se duhen instaluar vlerat evropiane.
“Shkuarjen në Evropë e shohim si udhëtim, e në fakt është Evropa që duhet te instalohet në Kosovë. Duam që standardet e BE-së t’i kemi në Kosovë. Nuk duam një dere të prapme, nuk duam një rruge te shkurtër”.
“Kjo është ajo për të cilën duam të luftojmë, për normalitet dhe barazi. Jo vetëm si individ por edhe si shoqëri. Duhet të luftojmë për social demokracinë në vendin tonë”.
Ahmeti gjatë adresimit të tij në konventën e parë të PSD-së është zotuar se do punojnë për një jetë më të mirë të qytetarëve në të gjitha sferat, duke theksuar se këtë do e arrijnë në bashkëpunim me të gjithë qytetarët, njoftojn mediat në Kosovë.