Dy javë nga takimi i parë, afaristët e Ulqinit u mblodhën sot përsëri për të diskutuar për ecurinë e planeve për përgatitjen e sezonit turistik.]
Në takim u diskutuan ide dhe aktivitete të ndryshme të ciltë kanë për synim që Ulqinin ta promovojnë si destinacion të sigurtë edhe nga pikëpamja shëndetësore. Në takim u disktutan aktivitetet e ndryshme që janë marrë në periudhën e kaluar si dhe idetë dhe planetë për të ardhmen.
Pushteti lokal dhe Organizata turistike e Ulqinit, deri tani nuk kanë publikuar ndonjë strategji të caktuar se si do të synojnë të tërheqin vizitorët potencial, dhe si duket çdo gjë do të mbetet në dorën e afaristëve. Situata nuk pritet të jetë aspak e lehtë, por çdo sezon turistik do të jetë më i mirë se mungesa totale e tij./TVTeuta/