Gjeloshaj: Punimet mund të zgjasin, po punohet me standarde

Kryetari i komunë së Tuzit, Nik Gjeloshaj njoftoi se me Planim vjetor po zhvillohen punimet në aksin rrugor nga ura e Zharnicës deri në qendër të Tuzit dhe se punimet mund të zgjasin pasi që kanë insistuar që puna të përfundohet me standarde.

Ai njofton që shumë shpejt do të përfundohet edhe pjesa e parë e bulevardit Tuz-Podgoricë dhe për 3-4 muaj do të përfundojnë projektin kryesor për pjesën tjetër të bulevardit nga ura e Zharnicës deri te komuna.

Komuna këtë vitë do të fokusohet në infrastrukturën rrugore, të planifikuara me buxhetin kapital, njoftoi Gjeloshaj.

Fotografia e Nik Gjeloshaj

Të nderuar qytetarë,

Planifikuar me Planin vjetor të punimeve dhe me kërkesën time, aksi rrugor nga ura e Zharnicës deri në qendër të Tuzit, do të bëhen përmirsimet e duhura dhe shtresa e re e asfaltit në të gjitha pjesët e nevojshme.

Punimet mund të zgjasin, sepse kemi insistuar që puna të përfundohet me standarde.

Andaj apelojmë te Ju për mirëkuptim.

Partneriteti dhe kërkesat tona po respektohën nga institucionet!
Po ashtu dëshiroj t’Ju informoj që shumë shpejt do të përfundohet pjesa e parë e bulevardit Tuz-Podgoricë, ndërsa projekti kryesor për pjesën tjetër, deri te komuna do të përfundohet për 3-4 muaj.

Në Malësi vite me radhë, ish pushtetarët e komunës nuk kanë investuar, sidomos në zonat malore. Prandaj këtë vit, ne posaçërisht do të fokusohemi në infrastrukturën rrugore, të planifikuara me buxhetin kapital, siç është rruga e Kojës,Trieshit, Dinoshës, Sukruqit, Mileshit, Nenhelmit…etj.

Sinqerisht,
NGJ

Fotografia e Nik Gjeloshaj
Shperndaje