Deçiqi mund Sutjeskën në Nikshiq dhe siguron daljen në Evropë

Futbollistët e Deçiqit kanë mundur Sutjeskën në Nikshiq me rezultatë 1:2, janë rikthyer në vendin e dytë në tabelë dhe kanë siguruar daljen në Evropë.

Deçiq me këtë fitore siguroi matematikisht daljen në skenën evropiane, për herë të parë në historinë e klubit.

Sutjeska kaloi në epërsi në minutën e 59-të. Dy minuta më vonë, Kristijan Vulaj fitoi një faull dhe më pas shënoi nga penalltia për 1: 1. Deçiqi përmbysi rezultatin në minutën e 69-të, me Admir Adroviq i cili shënoi golin e parë në sezonë.

Me këtë fitore të shkëlqyer ndaj Sutjeskës në Nikshiq 1: 2, ekipi nga Tuzi fitoi një epërsi prej 11 pikësh ndaj Rudarit i cili gjindet në vendin e pestë tre raunde para fundit të kampionatit.

Giljen (Sutjeska) dhe Lulgjuraj(Deçiq) morën kartonë të kuq në minutën e 71-të./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!