Kryetari i Gjykatës Ekonomike të Malit të Zi, Blazho Jovaniq, është arrestuar sot me urdhër të kryeprokurorit Vladimir Novoviq.
Jovaniq dyshohet se ka krijuar organizatë kriminale dhe ka keqpërdorur pozitën zyrtare.
Përveç Jovaniqit, në këtë aksion janë arrestuar edhe disa persona të tjerë nga disa qytete malazeze.
Ndryshe, kryeministri Dritan Abazoviq ka pohuar se prioritet i qeverisë që drejton ai është lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit.