Gjeloshaj riciklon Fjalorin në Parlamentin e Malit të Zi (Video)

Deputeti i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj në koridorin e Paralmentit të Malit të Zi ka ricikluar sot faqet e Fjalorit të Akademisë malazeze të Shkencave dhe Artëve.

Gjeloshaj tha se, këtë e bëri në emër të të gjithë shqiptarëve, sepse në këtë Fjalorë fyhen shqiptarët, në mes tjerash termin “Albanizim” e përshkruan “imponim i gjuhës shqipe, kulturës dhe zakoneve popujve të tjerë”,shkruan portali Malësia.ME.

Popullin që unë përfaqësojë përpos fyerjes në bazë naconale ky Fjalorë i fyenë edhe në bazë fetare.

Shpresoj që kjo letër e pa vlerë tani do ti shpërbejë dikujë për të publikuar të vërtetën, ka thënë Gjeloshaj.

Gjeloshaj tha se nesër do të ketë takim me Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishanin dhe do të kërkojë takim edhe me kryeministrin e Shqipëris Edi Rama për tu paraqitur problemet për fjalorin dhe për statusin e Malësisë.

Ne kurr nuk kemi thënë që do të djegim diçka, ajo nuk është mënyra jonë e veprimit politik.Ajo është mënyrë e autorëve të këtij Fjalori.Ne do të bashkohemi aksionit planetarë, që do të thotë reciklim i gjërave që nuk janë për përdorim.”Në emër të popullit shqiptar, kudo që jetojnë, unë tani do të ricikloj këtë fjalor” ka thënë Gjeloshaj e më pas ai ricikloi faqet e Fjalorit./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!