Kosovës i caktohet grupi për Botërorin “Rusia 2018”

UEFA sot ka vendosur që Kosova të jetë pjesë e grupit I në kualifikimet për Botërorin ”Rusia 2018”.

Kosova për kualifikime për botëror do të luajë në grup me Kroacinë, Islandën, Ukrainën, Turqinë dhe Finlandën.

Paneli Emergjent i UEFA-s po ashtu ka vendosur edhe që Gjibraltari të jetë pjesë e Grupit H bashkë me Belgjikën, Bosnjë dhe Hercegovinën, Greqinë, Estoninë dhe Qipron në Grupin H.

Kosova dhe Gjibraltari u bënë pjesë e FIFA-s në Kongresin e mbajtur në maj. Kosova dhe Gjibraltari janë anëtarët e 210-të dhe 211-të të FIFA-s.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!