Besnik Hasi trajner i ri i Olympiacos

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi edhe zyrtarisht është pjesë e gjigantit grek Olympiacos.

  Hasi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin grek dhe është prezantuar dje.

Gjakovari është shprehur shumë i lumtur me klubin e tij të ri.Ai ka thënë se ka ardhur në një klub të madh me tifozë të mrekullueshëm, ndërsa dëshiron të fitojë trofe.

Por në fund janë bërë me dije edhe shifrat që Hasi do t’i fitojë tek Olympiacos.

Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare do të fitojë 600 mijë euro në stinor.

Për dy vite sa ka kontratë me bardh e kuqtë, Hasi do të marrë 1,2 milionë euro por me bonuse të tjera paga e tij pritet të arrijë mbi 1,5 milionë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!