Dukaj dhe Gjoka qëndruan në vizitë dy ditore në Shqipëri – Domosdoshmëri ngritja e Qendres Kulturore Shqiptare në Podgoricë

Drejtori gjeneral në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Leon Gjoka dhe Drejtori gjeneral në drejtorinë për arsimin e popujve pakicë pranë Ministrisë së Arsimit, Marash Dukaj qëndruan në vizitë dy ditore në Shqipëri, ku u takuan me:

1. Ministren dhe zv/ministren e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina dhe Nora Malaj, ku diskutuan për shum çështje të Asimit nga ai parashkollor deri te Arsimi i lartë.

Theks i veçantë u vëndos në njësimin e diplomave si dhe kuotave për studentët shqiptarë nga Mali i Zi, si dhe intesifikimi i marrëdhënieve në formë të bashkëpunimit institucional ndërmjetë dy shtetëve.

Dukaj dhe Gjokaj morën prëmtim nga Ministrja dhe stafi i saj, se të gjithë studentët shqiptarë nga Mali i Zi do të kenë mundësi sipas dëshirës të regjistrohën në Universitetët në Shqipëri, jo vetëm me baçelor por edhe në master profesional dhe shkencor.

2. Takim me Rektorin e Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni

Fotografia e Universiteti i Tiranes. Faqja Zyrtare

Rektori Koni pas një përshkrimi të shkurtër të universitetit theksoi se një nga prioritetet e Universitetit të Tiranës është mbështetja e studentëve shqiptarë nga Mali i Zi edhe pse aplikmet nga ata janë të pakta në numër. Ai shprehu gadishmërinë e tij që çdo aplikim do të realizohet.

Z. Dukaj dhe Z. Gjokaj falenderuan Universitetin e Tiranës dhe Rektorin ,Prof. Dr. Mynyr Koni për mbështetjen e pakushtëzuar që u ofrohet studentëve shqiptarë nga Mali i Zi.Ata parashtruan si kërkesë që kuotat për studentët të rriten si dhe kërkuan garanci që të gjitha aplikimet të realizohen.

Gjithashtu, z. Dukaj dhe z. Gjokaj u shprehen se studentët nga Malit i Zi janë të interesuar edhe për studimet e ciklit të tretë.

3. Takim me zv/ministrin e Kulturës , z. Zef Çuni: Domosdoshmëri ngritja e Qendres Kulturore Shqiptare në Podgoricë

Fotografia e Ministria e Kulturës

Në takim u prezantuan strukturat institucionale përgjegjëse për kulturën, arsimin, mbrojtjen e pakicave, si dhe të dhëna të përgjithshme mbi gjendjen e pakicave në të dy vendet, ku u theksua domosdoshmëria e bashkëpunimit intensiv mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të identitetit dhe kulturës së pakicave shqiptare në Mal të Zi dhe asaj malazeze në Shqipëri.

Të dyja palët theksuan domosdoshmërinë e një programi bashkëpunimi ku , përmes një kalendari të përbashkët aktivitetesh, të parashikohen masa konkrete për të forcuar lidhjet e vendeve mëmë me pakicat përkatëse të vendit tjetër.

Gjithashtu u theksua nevoja e krijimit të një komisioni të përbashkët mes dy vendeve, me përfaqësues të të gjitha fushave, si dhe domosdoshmëria e ngritjes së një Qendre Kulturore Shqiptare në Podgoricë, për mbështetjen e identitetit dhe kulturës shqiptare në Mal të Zi.

Z.Çuni theksoi bashkëpunimin shumë të suksesshëm me Ministrinë e Kulturës së Malit të Zi, në kuadër të aplikimeve të përbashkëta IPA Itali-Mali i Zi- Shqipëri.

Në fund të takimit ranë dakord të nisin punën për hartimin e një draft bashkëpunimi kulturor , i cili do të jetë edhe një nga pikat e rëndësishme të takimit të përbashkët të dy qeverive në muajin tetor 2017.

4. Takim me zv/ministrën e Punëve të Jashtme, znj. Odeta Barbullushi

Gjokaj dhe Dukaj takim me zv/ministrën e Punëve të Jashtme të Shqipërisë

5. Takim me nënkryetarin e Komitetit Shtetëror të Minoritetëve z. Kristo Goci.

U diskutua për intesifikimin dhe shkëmbimin e përvojave për integimin e plot të pakicave në të dy vëndet.

6. Takim me zv/ ambasadorën e Malit të Zi në Tiranë, znj. Vesna Radonjiq.

Anton-GjokajAutor: Anton Gjokaj

 

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!