Dukaj dhe Gjokaj takim pune me Rektorin e Universitetit të Tiranës

Më datë 9 Qershor 2017, Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni priti në një takim pune z. Marash Dukaj, zv/Ministër i Ministrisë së Arsimit dhe z. Leon Gjokaj, zv/Ministër i Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Popujve Pakicë, njofton Universiteti i Tiranës.

Rektori Koni pas një përshkrimi të shkurtër të universitetit theksoi se një nga prioritetet e Universitetit të Tiranës është mbështetja e studentëve nga trojet edhe pse aplikmet janë të pakta në numër nga shqiptarët e Malit të Zi.

Prof. Dr. Mynyr Koni shprehu gadishmërinë e tij se çdo aplikim do të realizohet edhe për faktin se kuotat e studentëve nga trojet miratohen nga Universiteti i Tiranës.

Z. Dukaj dhe Z. Gjokaj falenderuan Universitetin e Tiranës dhe Rektorin ,Prof. Dr. Mynyr Koni për mbështetjen e pakushtëzuar që u ofrohet studentëve shqiptarë nga Mali i Zi.

Ata parashtruan si kërkesë që kuotat për studentët nga trojet të rriten si dhe kërkuan garanci që të gjitha aplikimet të realizohen.

Gjithashtu, z. Dukaj dhe z. Gjokaj u shprehen se studentët nga Malit i Zi janë të interesuar edhe për studimet e ciklit të tretë.

Fotografia e Universiteti i Tiranes. Faqja Zyrtare

Shperndaje