Gjukanoviq: Tirana dhe Prishtina absolutisht besojnë në idenë e integrimit evropian

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq ka komentuar idenë e “Shqipërisë së Madhe”  duke thënë se është i bindur se edhe Tirana edhe Prishtina absolutisht besojnë në superioritetin e idesë së integrimit evropian dhe euroatlantik, ngase perspektiva evropiane minon projektet për krijimin e shteteve të mëdha.

“Në proporcion  me këtë do të rritet rreziku nga idetë e shteteve të mëdha duke përfshirë Shqipërinë e Madhe deri në masën e mbylljes së perspektivës së integrimit evropian. Shumë hapur dhe shumë miqësisht flas me udhëheqjen në Tiranë dhe Prishtinë. Jam i bindur se edhe Tirana dhe Prishtina absolutisht besojnë në superioritetin e idesë së integrimit evropian dhe euroatlantik. Kështu që unë mendoj se duhet të theksojnë më tej afërsinë e perspektivës evropiane për të gjitha shoqëritë e Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Gjukanoviq në një intervistë për ORF.

Ai beson se Ballkani Perëndimor është pjesë e kulturës evropiane dhe kjo është e kotë të sfidohet.

Por, shtoi ai, se cilado prej këtyre argumenteve të përdorura, do të ishte gabim, sepse e vetmja rrugë e padiskutueshme, e Mali tët Zi dhe shoqëritë e tjera të Ballkanit Perëndimor, është të jenë pjesë integrale e kulturës evropiane dhe nuk ia vlen që të largohen nga qytetërimi që gjeografikisht dhe historikisht i përkasin.

“Kështu që unë mendoj se tani  është shumë i rëndësishëm roli që qeveritë pro-evropiane kanë në Ballkanin Perëndimor dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që përpjekjet e këtyre qeverive të mbështeten pikërisht nga NATO dhe BE”,  tha Gjukanoviq.

Duke folur për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, ai tha se ky është një mesazh i mirë edhe për vendet e tjera të rajonit që të jenë këmbëngulës, që të  përgjigjen mirë dhe mençur në mesazhet, që u janë dhënë nga NATO dhe BE, se dyert janë të hapura, dhe  përmes zbatimit të reformave duhet të shkojnë që Ballkani ti bashkohet civilizimit modern evropian dhe në këtë të krijojë kushte për integrim.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!