Këshilltarët e Kuvendit të Tuzit, në seancën e sotëm votuan që objektet para Kishës katolike në Tuz, ku do të ndërtohet rrethrrotullimi të shpallen interes publik.
Mes tyre si interes publik u shpall edhe objekti i Selim Pepiq të cilit do ti paguhen 155.000 euro, vlerë kjo e përcaktuar nga katastri por të cilën Pepiq e konteston.
Pas shpallje si interes publike hapet rruga për realizimin e rrethrrotullimit projekt ky i rëndësishëm për zhvillimin e Malësisë.