Emina Çunmulaj merr urim nga presidenti Obama

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka marrë një urim nga Shtëpia e Bardhë për lindjen e vajzës së saj.

Ajo e ka publikuar letrën në rrjetet sociale, duke u shprehur tejet e gëzuar për këtë urim nga presidenti amerikan Barak Obama për vajzën e saj, Ella Faria.

Kujtojmë që modelja solli në jetë vajzën e saj para tre muajsh, me burrin e saj, miliarderin amerikan me prejardhje iraniano-izraelite, Sam Nazarian.

https://www.instagram.com/p/BHpZR3DARHF/?taken-by=eminacunmulaj

 

Shperndaje